Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë bërë përurimin e akseleratori të dytë në Klinkën e Onkologjisë.
Kurti, para mediave, theksoi se kjo pajisje do të ketë rëndësi të madhe për pritjet e pacientëve, pasi sipas tij, brenda këtij viti nuk do të ketë më.
“Jemi këtu e Institutit të Onkologjisë së bashku me ministrin Arben Vitia, kemi ardhur të bëjmë përurimin e akseleratorit të dytë i cili është i teknologjisë më moderne, në kuadër të radioterapisë. Ne do të vazhdojmë që të mbështesim personelin tonë shëndetësor i cili punon me përkushtim maksimal dhe përgjegjësi për të gjithë pacientët që vijnë këtu. Vizita jonë është vizitë për ti përgëzuar, mirënjohjen dhe falënderimin tonë për mjekët dhe gjithashtu do të vazhdojmë me investime tjera. Për gjashtë muaj ka qenë plani i pritjes tash është bërë për tre muaj e nëntë ditë”, tha Kurti.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se akseleratori do të shërbejë për pacientët që janë të prekur me kancer.
“Sot përuruam akseleratorin në vlerë prej 1.4 milion euro që tani e tutje do t’u shërbejë të gjithë pacientëve pa përjashtim. Deri në fund të vitit do të investohet mbi dy milionë euro, përfshirë edhe infrastrukturën. Do të ketë zgjerim të kapaciteteve, derisa pritjet do të minimizohen”, tha Vitia./Arbresh.info/
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit