Përurohen punimet për rehabilitimin e Fabrikës së ujit në Badoc

07:43 | 9 Mars 2017
Arbresh.info

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”, sot përuron punimet për rehabilitimin e Fabrikës për përpunimin e ujit të pijshëm në Badoc.

Rehabilitimi i Fabrikës në Badoc është investim i përfshirë në Fazën e II-të  të investimeve, në vlerë prej 17 milionë euro, kombinim 11 milionë euro grant nga Komisioni Evropian dhe 6 milionë euro kredi e butë, si vazhdimësi e fazës së I-rë të investimeve, përfshinë rehabilitimin e rrjetit primar, sekondar dhe terciar të rrjetit të ujit të pijshëm, rehabilitimin e kolektorëve kryesorë dhe sekondar të ujërave të zeza, rehabilitimin e Fabrikës së përpunimit të ujit në Badoc dhe Tubacioni magjistral nga Penda deri te Stacioni i Pompave ne Badoc, si dhe mbrojtja e burimeve të ujit në liqenin e Batllavës dhe Badocit.

Kjo fazë ka filluar së implementuari në teren më 7 prill 2014 dhe si e tillë po përfundon nesër, për deri sa Faza e III-të e investimeve që përfshinë investimin në Fabrikën e re të  ujit të pijshëm në Shkabaj në vlerë prej 35 milionë euro, do të përfundojë në pjesën e dytë të muajit mars. Rehabilitimi i Fabrikës për përpunimin e ujit në Badoc do të ketë efekt pozitiv në perforcimin e kapaciteteve për furnizim me ujë të pijshëm për konsumatorët që furnizohen nga liqeni i  Badocit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme