Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, bashkë me drejtorin e Policisë së Kosovës, Reshat Qalaj kanë bërë përurimin e dy laboratorëve të Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës.
Drita Hamiti, zyrtare për meteorologji për madhësi elektrike, ka prezantuar para mediave pajisjen e re e cila do të jetë funksionale për këtë dikaster.
Për të parë nga afër këtë pajisje në ambientet e Meteorologjisë erdhi edhe Ministri i MTI-së, Endrit Shala dhe Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, raporton Arbresh.info
Me këtë rast ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, tha se më këto po ju mundësojnë që të kryejnë punën sa më lehtë.
“Sot me kënaqsi kemi ardhur të shohim fillimin e punës të alkool testeve apo Lidarve. Ketë shërbim është dashur deri tash me bë përmes tjerave pajisje. Kjo është një përfundim i përkushtimit ton që të jemi zëri i popullit”.
E drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, tha se deri tash Policia e Kosovës matjen e alkoolit dhe shpejtësisë e kanë bërë me pajisje private.
“Policia e Kosovës është tu e be të pamundurën për siguri. Këto pajisje për matjen e shpejtësisë e të alkoolit do na ndihmojnë. Deri tash këto i kemi bëtë me aparatura private” tha Qalaj
Ndërsa Ferki Fejza, kryeshef i agjensionit, tha se këto pajisje do të na ndihmojnë mjaft shumë në punë.
“E falënderoj për këto pajisje që do të na ndihmojnë. Kjo rrit besueshmërinë e matjes dhe do të na ndihmojnë” tha Fejza./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...