Google ADS

Përurimi i ambasadës së Kosovës në SHBA, Kurti: Dëshmi e fortë për aleancën tonë

13:28 | 24 Maj 2024
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar për përurimin e ambasadës kosovare në objektin e ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kurti tha se tanimë objekti i Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tash është pronë e Kosovës dhe shtëpi e përhershme e Republikës sonë atje.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti thotë se përurimi i saj në objektin e ri, mes miqsh, në prag të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, është simbolikë e thellë, dëshmi e fortë dhe festë për aleancën tonë, shkruan Arbresh.info

Postimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Objekti i Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tash është pronë e Kosovës dhe shtëpi e përhershme e Republikës sonë atje.

Me një arkitekturë moderne, karshi Katedrales Kombëtare të Washington-it të stilit neo-gotik anglez, ndërtesën e ambasadës sonë tani e gjeni në rrugën e Massachusetts, apo siç njihet ndryshe “Rruga e Ambasadave”.

Përurimi i saj në objektin e ri, mes miqsh, në prag të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, është simbolikë e thellë, dëshmi e fortë dhe festë për aleancën tonë./Arbresh.info/

Të ngjashme