Google ADS

Personi me koronavirus shëtit lirshëm në Malishevë, prokurori inicion lëndën

10:16 | 15 Korrik 2020
Arbresh Info

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Malishevë që ka rezultuar pozitiv me koronavirus, nuk iu është përmbajtur rregullave për vetë izolim, shkruan arbresh.info.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda. 

“Malishevë 14.07.2020 –09:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda.”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme