Google ADS

Personi i therur me thikë në Deçan në gjendje të rëndë

10:56 | 9 Shtator 2024
E.H

Një person është therur me thikë pas një përleshje në Gjilan.

Gjendja shëndetësore e viktimës është e rëndë ndërsa i dyshuari ndodhet ende në arrati.

Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi

“Si pasoj e një përleshje, ka pësuar lëndime të rënda trupore nga mjeti i prehtë thikë i njëjti është trajtuar fillimisht në QKMF në Deçan ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK, ku sipas informatave që kemi gjendja e tij është e rëndë, kurse personi i dyshuar është në arrati dhe prokurori i shtetit ka autorizuar policinë e Kosovës që të lokalizohet dhe të arrestohet dhe njëkohësit të kryen të gjitha veprimet e nevojshme ku rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”, tha Nikçi./Arbresh.info

Lexo edhe:

Theret me thikë një person në Deçan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme