Personeli i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO shënoi përfundimin e shërbimeve të tyre me një ceremoni, në Prishtinë.
Komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe, kolonel Massimo Rosati, shprehu mirënjohjen e tij për Karabinierët për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre në mbështetje të përpjekjeve të #KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Karabinierët u nderuan me medaljen të nenit 5 të NATO-s si mirënjohje për kontributin e tyre në misionin e KFOR-it.
#KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. #KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë./Arbresh.info/
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...