Google ADS

Personeli i Kombeve të Bashkuara s’mund të shpallet Non Grata

12:31 | 31 Maj 2019
Arbresh.info

Pas njoftimi që bëri kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që Mikhail Krasnoshchenkov shpallet persona Non Grata, pati reagim nga Jetlir Zyberaj, këshilltari i Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, i cili tha se këtë vendim e ka marrë dje Ministria e Punëve të Jashtme, ndonëse, nuk njoftuan publikisht.

Por, kjo dispozitë “Non Grata” nuk vlen për personelin e Kombeve të Bashkuara, raporton Koha.net.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përmes një deklarate më herët pati njoftuar se Non Grata nuk zbatohet për personelin e Kombeve të Bashkuara.

“Siç përshkruhet në Konventën e Vjenës të vitit 1961 mbi marrëdhëniet diplomatike, kjo dispozitë zbatohet për agjentët diplomatikë të akredituar nga një shtet në tjetrin, mbi kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe. Kombet e Bashkuara nuk janë shtet. Dhe, personeli i tyre nuk mund të akreditohet në shtetet ku janë të vendosur, por punojnë nën përgjegjësinë e vetme të Sekretarit të Përgjithshëm”, kishte deklaruar Guterres, raporton Koha.net.

Por, Zyberaj e Haradinaj thonë se ai madje as nuk do të lejohet të hyjë kurrë në Kosovë, përveçse thonë se e kanë shpallur persona Non Grata.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur dje zyrtarin e UNMIK-ut me shtetësi ruse si persona non-grata. Kjo vjen pas hezitimit të UNMIK-ut për të hequr imunitetin e zyrtarit dhe për të bashkëpunuar me autoritetet gjyqësore. Në të njëjtën kohë një ditë më parë për shkak të deklaratave të saj raciste, Kryeministres serbe Ana Brnabic i është ndaluar përgjithmonë hyrja në Kosovë. Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të ngurrojë të ndërmarrë masa të tilla në çdo moment kur janë në pyetje interesat kombëtare të Kosovës”, ka shkruar Zyberaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme