Personat me Sindrom Down protestë para Qeverisë

12:37 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Sot po shënohet dita ndërkombëtare e personave me Sindromin Down.

Për këtë arsye para Qeverisë së Kosovës është duke u mbajtur një protestë, ku edhe po kërkohet trajtim i barabartë për këta persona.

Aty shihen qindra persona me pankarta, me anën e të cilave po kërkohet që ata të jenë të barabartë para ligjit, të përdoret gjuha e shenjave dhe të marrin shërbime cilësore.

Ndryshe, Sindroma Down është kusht gjenetik, pra nuk konsiderohet sëmundje dhe nuk jepet terapi mjekësore për kurimin e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme