Personat e dyshuar për zjarrvënien e shkaktuar muajin e kaluar në Babush të Ferizajt, dërgohen para organeve të drejtësisë.
Policia e Kosovës ka arritur t’i identifikojë dhe dërgojë para drejtësisë personat e dyshuar për zjarrvënien e shkaktuar muajin e kaluar në Babush të Ferizajt.
Në fshatin Babush-Ferizaj në ora 05:03 minuta është shkaktuar një rast i emëruar sipas kodit penal të RKS-së “Zjarrvënia” ku si pasojë e këtij zjarri janë dëmtuar një objekt (lokal) dhe (4) katër shtëpi që kanë qenë të ndërtuara mbi këtë objekt. Dëmi material i shkaktuar si pasojë e zjarrit është vlerësuar të jetë shumë i madh.
Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarr veprime profesionale policore në drejtim të mbledhjes së dëshmive relevante dhe hetimin e rastit, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e personave të involvuar në këtë incident kriminal.
Pas realizimit të masave intenzive hetimore dhe ndërmarrjen e procedurave ligjore, është ngritur dyshim i bazuar lidhur me përfshirjen e disa personave të dyshuar në kryerjen e kësaj vepre dhe me datë 20.08.2020, me urdhëresë të gjykatës kompetent në Ferizaj, është realizuar një bastisje/kontroll në fshatin Grashticë të Prishtinës, në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit me që rast janë janë siguruar edhe prova relevante lidhur me rastin. Lidhur me veprimet policore është informuar edhe Drejtoria rajonale të Policisë në Prishtinë.
Tre të dyshuar deri më tani dhe të arrestuar nga Policia e Kosovës, me urdhër të Gjykatës kompetente janë derguar në paraburgim prej 30 ditësh për procedura të më tejme ligjore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe zbulimin e veprave penale të të gjitha llojeve, përderisa veprime ligjore do të ndermerren në vazhdimësi ndaj secilit kryes të këtyre veprimeve të kunderligjshme.
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...