Google ADS

Personat nën hetime të mos hyjnë në garë për deputetë apo të marrin poste politike

09:51 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në konferencën “Lansimi i programit të Fondacionit Westminster për Demokraci në Kosovë”.

Thaçi tha me këtë rast se me marrjen e detyrës në krye të presidencës së Kosovës ai ka hedhur idenë që partitë politike të ndërtojnë një kod të mirësjellës në mënyrë që siç tha ai, personat nën hetime të mos lejohen të hyjnë në garë për deputetë apo të marrin poste politike, shkruan arbresh.info.

“Qe në fillim të marrjes së detyrës si president kam provomuar idenë e dekriminalizimit të partive politikë në Kosovë.Kam hedhur idenë që partitë politike në Kosovës të ndërtojnë një kod të mitrësjellës mes partive e që do të thotë se personat nën hetime nuk do të lejohen të hyjnë nëbgarë për deputetë e as të marrin poste politike. Në Kosovë duhet të kemi parti politike gjithpërfshirëse transprarente dhe kompetente për të kryer detyrat ndaj qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Thaçi.

Ai shtoi se partitë politike në Kosovë sado që kanë mospërputhje, kur bëhet fjalë për vendime të rëndësishme dijnë të bashkërendohen.

“Partitë politike në Kosovë kanë treguar se kur bëhet fjalë për veprime të rëndësishme për vendin, dijnë të bëhen bashkë dhe të bashkërendojnë veprimet e tyre. Në muajt e ardhshëm do të kemi përsëri momente që do të na duhet bashkëveprim siç është formimi i ushtrisë, votimi i demarkacionit dhe formimi i Asociacionit”, tha Thaçi./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme