Google ADS

Persona të panjohur djegin flamurin e Kosovës në Zveçan

10:29 | 25 Shkurt 2024
E.H

Disa persona të panjohur kanë djegur dje në Zveçan një flamur, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

“Zveçan 24.02.2024-15:35. Persona të dyshuar të panjohur kanë djegur një flamur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani për Arbresh.info e ka konfirmuar se flamuri i djegur është flamuri i Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme