Google ADS

Persona të maskuar e sulmojnë një burrë në Leposaviq, ia heqin targat e veturës

09:35 | 30 Dhjetor 2022
K.B

Një person ka raportuar në Polici se është sulmuar nga dy persona të maskuar të mërkurën në Leposaviq.

Ai ka thënë se të maskuarit ia kanë hequr edhe targat e veturës së tij.

Rasti është duke u hetuar

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të maskuar, ku të njëjtit i kanë hequr edhe targat e veturës së tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme