Google ADS

“Persona të armatosur grabitën një sasi të arit në një dyqan në rrugën Ilir Konushevci”

19:03 | 23 Janar 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka konfirmuar plaçkitjen që  është bërë një lokali në rrugën ‘Ilir Konushevci’.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për portalin Arbresh.info se informatën e kanë pranuar në orën 18:00.

“Rreth orës 18:00 e kemi pranuar informacionin për një rast grabitje që ka ndodhur në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë . Rasti ka ndodhur në një argjentari ku nën kërcënimin e armëve persona të dyshuar kanë grabitur një sasi të arit. Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme