Përshkrimi i dëshmitarëve të rastit dhe pamjet nga kamerat dërguan në arrestimin e personit të gabuar

13:25 | 14 Nëntor 2024
E.G

Shefi i hetimeve rajonale të Ferizajt, Muhamet Jahiri ka treguar se si ka ardhur deri te arrestimi i personit të gabuar për therjen e katërfishtë e cila ka ndodhur të hënën në këtë qytet.

Jahiri tha se deri te arrestimi i Ekrem Sadikut janë bazuar në videoincizime dhe

“Ashtu siç e kemi cekur edhe në komunikata e mëhershme, provat fillestare kanë qenë videoincizimet, ka qenë përshkrimi i personit nga kamerat e sigurisë ashtu edhe lokacionet përreht po ashtu edhe nga disa  dëshmitarë okularë që kanë dhënë një përshkrim se personi mund të jetë ky”, tha Jahiri.

“Për shkak të natyrës rastit, për shkak të natyrës urgjente të reagimit, për shkak të izolimit, që të mos na përsëriten ndonjë incident tjetër, ka qenë reagimi fillestar i zyrtarëve policorë në terren kemi pasur të bëjmë me një rast bukur të rëndë, kemi pasur të bëjme me raste në kontinuetitet me katër viktima, në tre lokacione të ndara.”, u shpreh ai.

Ai theksoi se të gjitha reagimet e policisë bëhen konform ligjit.

Jahiri tha se policisë i vjen keq që ka ndodh kështu.

“Ne as që e kemi njohur më herët”, tha mes të tjerash ai.

Për më shumë ndiqni videon:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën (11 nëntor) në Ferizaj.

Një burrë ka therur me thikë katër persona, të cilët ishin kalimtarë të rastit, prej tyre dy të mitura.

Rastet e therjes kanë ndodh në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”, në rrethana që ende të panjohura./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Flasin nga QKUK për gjendjen e dy pacientëve që u therën me thikë në Ferizaj

Të ngjashme