Përshëndetje e veçantë nga Adem Demaçi në ditëlindjen e tij

22:40 | 27 Shkurt 2018
Arbresh.info

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, në kremtimin e ditëlindjes së tij të 82-të, është kujdesur t’i përshëndes miqtë e tij në mënyrë të veçantë.

Djali i tij, Shqiptari, ka publikuar një foto ku Baca Adem ka pozuar duke bërë shqiponjën me duar, një gjest që simbolizon shqiponjën dhe identitetin shqiptar.

“Pershendetje per te gjithe miqte e fcb me kete foto (autor foto “Canon” – Lada)”, ka shkruar Shqiptari në Facebook.

Adem Demaçi është personaliteti që ka vuajtur dënimin më të gjatë në burgjet e ish-Jugosllavisë, i dënuar nga regjimi pushtues për veprimtarinë e tij atdhetare shqiptare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme