Google ADS

Përsëri alarm për mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

13:23 | 7 Janar 2022
A Z

Përsëri alarm për mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e sigurisë në atë zonë dhe janë angazhuar njësistet për trajtimin e rastit.

“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, tha ajo.

 

Të ngjashme