Më shumë se gjysma e grave në Kosovë kanë përjetuar dhunë në familje.
Nga saktësisht 68% sa shkon ky numër, 63% është dhunë psikologjike, 47% fizike, 29% ekonomike, 11% seksuale.
Kështu behët e ditur në një klip të prodhuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore. Klipi është realizuar në kuadër të programit ‘Zbatimi i Normave, Ndryshimi i mendësisë’ i implementuar nga UN Women, dhe mbështetur nga BE.
Donjeta Morina nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) ka thënë për arbresh.info se të dhënat përfshinë rastet e përjetimeve të dhunës që nga fëmijëria.
“Të dhënat që QKSGj I ka përdorur për fushatën që po e realizon vijnë nga hulumtimi i Rrjetit të Grave të Kosovës, i titulluar “Mjaftë më me arsyetime” e që është publikuar në vitin 2015. Këto janë të dhëna nga përvojat e grave, që kanë përjetuar dhunë gjatë tërë jetës së tyre. Sipas po të njëjtit hulumtim, në vitin paraprak (pra në vitin 2014) 41% e grave kanë përjetuar dhunë në familje. Pra, sipas këtij raporti, nuk mund të themi që momentalisht më shumë gra janë duke përjetuar dhunës, pasi që pyetja ka patur të bëjë me përjetimet e dhunës gjatë tërë jetës së grave (pra nga fëmijëria deri në vitin kur është bërë hulumtimit, pra viti 2015)”, ka thënë ajo.
Morina ka shtuar gjithashtu se gjatë këtij viti në Policinë e Kosovës janë mbi 1200 raste të dhunës në familje.
E sipas saj duhet bërë më shumë për inkurajimin e grave për të raportuar rastet edhe pse ka pas rritje krahasuar me vitet paraprake.
“Mirëpo, nëse shikohet numri i grave që e kanë raportuar dhunën në institucionet vendore, atëherë mund të themi se duhet të bëhet më shumë që gratë të inkurajohen për ta raportuar dhunën. Vetëm në periudhën janar-shkurt të këtij viti kemi 1241 raste të dhunës në familje të raportuara në Policinë e Kosovës. Edhe pse ky numër duk do të thotë që tregon numrin e të gjithë personave që sivjet kanë përjetuar dhunë, falë fushatave vetdijësuese që Rrjeti i Grave të Kosovës dhe OJQ-të tjera kanë bërë, kemi një rritje në raportim krahasuar me vitet paraprake”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar gjithashtu se “numri i madh i personave që kanë përjetuar dhunë është mesë shqetësues, dhe ne si RrGK kemi zero tolerancë ndaj çfarëdo forme të dhunës ndaj grave”
Sipas Donjeta Morina nga RrGGK institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm në parandalimin e këtyre rasteve.
“Institucionet vendore duhet të bëjnë shumë më shumë në parandalim si dhe në trajtim adekuat të rasteve të dhunës në familje. Po të kishte iniciativa parandaluese, ne sot nuk do të kishim një numër kaq të lartë të rasteve të dhunës në familje, ndërsa trajtimi jo adekuat shpesh ka ndikuar që rastet e dhunës të përfundojnë me fatalitet, pra me vrasjen e viktimave të dhunës”, ka shtuar ajo.
Ndryshe në shtator të këtij viti Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës (PK) dhe EULEX-in kishin organizuar organizuan tryezë të rrumbullakët për të shënuar fillimin e fushatës “Ma thuaj me kohë-dhuna seksuale është krim”, në lidhje me ruajtjen e provave biologjike në rastet e dhunës seksuale.
Aty u tha se Kosova ka ndërmarrë disa nisma për të ndihmuar të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, të cilat vazhdojnë të hasin vështirësi gjatë grumbullimit të dëshmive mbi përvojat e tyre të përdhunimit, mirëpo fatkeqësisht 20 vjet pas lufte, të njëjtën sfide kanë edhe gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë në ditët e sotme nga persona të njohur apo të panjohur.
Sipas statistikave të prezantuara nga IML:
Rreth 90% e viktimave të dhunës seksuale janë vajza dhe gra,
Provat biologjike mund të mblidhen vetëm në 28% të rasteve të dhunës seksuale,
Shumica e viktimave seksuale janë të moshës 11-16 vjeçare,
Në 81% të rasteve të dhunës seksuale, kryerësi i veprës seksuale është person i njohur për viktimën.
Fenomeni i dhunës në familje në Kosovë viteve të fundit është konsideruar shqetësues edhe nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare. Ato kanë ngritur edhe shqetësimin se ky numër është edhe më i madh por pasi gratë nuk e raportojnë.
Sipas Ligjit (NR. 03/L-182) për Mbrojtje nga Dhuna Në Familje [1], dhunë në familje quhet çdo formë e dëmtimit fizik apo verbal i një familjari ose ish familjari. Mund të shkaktohet në formën e abuzimit nga (ish)partneri ose një pjesëtar i familjes si prind, motër, apo vëlla; gjithashtu në formën e abuzimit seksual; të përndjekjes, apo edhe kanosjes./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me diell
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit