Përqafimi i ngrohtë i Kurtit për vajzën e Astrit Deharit, kërkon drejtësi për “mbytjen e tij në burg”

10:32 | 5 Nëntor 2021
arbresh.info

Kryeministri, Albin Kurti, në pranin e babait të Astrit  Deharit tha se sot pas e pesë vjet akoma nuk është arritur drejtësi për Astritin dhe se për këtë do të punohet që vdekja e tij, por edhe shumë të tjerëve të mos mbetet pa u zbardhur.

“Sot ndodhemi këtu të bëjmë homazhe para varrit të Astrit Deharit, pesë vjet pas mbytjes së tij në burgun e Prizrenit, e ku akoma nuk është arritur drejtësi. Ne do të punojmë që drejtësia për Astritin të arrihet dhe për të gjithë të tjerët të cilët ishin pre e jo drejtësisë”, tha Kurti.

Ndërkaq babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, përkrahi ato që tha Kurti si dhe po ashtu edhe njëherë kërkoi nga Prokuroria që të zbardhë rastin e djalit të tij.

“Pajtohem me të gjitha ato që tha Kryeministri, edhe njëherë kërkojë nga Prokuroria që të punojë në zbardhjen e rastit, dhe të ketë drejtësi për Astritin”, tha Dehari./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme