Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është përplasur ashpër me deputeten e PDK-së, Besa Ismajli, pas akuzave të kësaj të fundit për udhëheqje dhe trajtim selektiv të seancave të Parlamentit.
Osmani iu drejtua Ismailit duke i thënë se kritikat e saja i merr si komplimente, por që sipas saj askush s’mund t’i tregojë asaj “kur të flasë e kur të qesh”.
“Si një grua në politikë që karrierën e vet e ka filluar shumë e re, është e pamundur për mua mos t’i përgjigjem zonjës Ismajli. Kritikat e juaja i marr si kompliment. Iu përgjigjem se ka dhjetëra mijëra vajza të vogla që na shiqojnë çdo ditë. Më e pakta që presin është gratë në Kuvend mos të shtyjnë përpara që grave me ju tregu kur me fol e kur me kesh. Harroje që unë e bëj këtë. Gratë kanë me kesh e me fol kur të dojnë”, tha Osmani, në seancën plenare.
Madje Osmani kritikoi deputeten Ismajlin se nuk ka reaguar në rastet tjera kur janë ofenduar gratë deputete, mirëpo edhe gratë në përgjithësi në Kosovë, shkruan arbresh.info.
“Unë kam me udhëheq seancën, këtë dhe çdo seancë tjetër. Kur folët ju për ofendimet e burrave të të gjitha partive politike. Kur e ngritët zërin për një gjë të tillë. Me pas ngritë besoj e kishim ditë të gjithë. E kam detyrë, që mos me leju që një kulturë e tillë e shkeljes së vajzave dhe grave me u instalu në këtë kuvend”, tha ajo.
Mirëpo e shpejtë ishte edhe kundërpërgjigja e Besa Ismailit. Si një deputete që bartë shami, ajo akuzoi Osmanin se nuk e ka ngritur zërin për diskriminimet që i janë bërë kësaj kategorie.
“Unë nuk do t’iu bëj pyetjen kur edhe ju edhe vajza ime ishim të mohuara nga të drejtat bazike, për faktin se njëra kishte shami dhe tjetra nuk kishte. Ajo që ju e ngritët si akuzë, nuk keni bagazh për ta diskutuar, nëse unë e kam cenuar të drejtën e dikujt për të qeshur apo për të folur. Jam aq feministe e edukuar të kuptoj që dikush jo vetëm pse dikush është femër duhet të ishte kryeministre. Unë e di që ka gra në institucione dhe në shoqëri që iu kanë deleguar nga burrat disa detyra ku ato do t’i shkelnin të drejtat e grave më shumë se që do ta bënte një burrë. Nuk iu kam dëgjuar se jeni një luftëtare e madhe e të drejtave të grave”, i është përgjigjur ajo, kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani .
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/959442731141300/
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...
“Dorëzoni armët, ose do groposeni me to”, Erdogan paralajmër...
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...