Sërish ka ndodhur një përplasje në mes kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.
Fillimisht Hajdar Beqa lexoi raportin për rregulloren e Kuvendit. Pastaj ka reaguar deputetja Haxhiu, si kryetare e Komisionit për legjislacion, duke thënë se po përpiqet t’ia mëson disa rregulla. Ajo sqaroi se në momentin që është bërë rregullorja ka qenë qershori, dhe pas bojkotit nga opozita, është autorizuar Hajdar Beqen. Megjithatë, tha se tash ka rrethana tjera.
“Tash janë rrethana të reja, a po e sheh që unë jam këtu dhe nëse unë jam këtu t’i nuk mundësh as nuk ke të drejt ta anashkalosh kryetaren e komisionit të legjislacionit”, ka thënë ajo.
Pas kësaj, kryetari i Kuvendit ia ndali fjalën.
Ajo disa herë reagoi duke i thënë Veselit që nuk ka të drejt t’ia ndalë fjalën.
“Shpesh herë me të tregu të drejtën jam në një pozicion të rëndë nga disa fyerje të cilat nga një herë gjinia mashkullore mundet por duhet me pas pak kulturë, edhe mashkullorja edhe femërorja kur fyen në mënyrë të paprecedent si pak më herët…kjo sjellje e pa skrupull dhe e pa dinjitetshme në rrethana kur ka edhe nënshkrim. Unë e kam një dokument të nënshkruar nga Albulena Haxhiu e cila autorizon Hajdare Beqen për ta lexuar këtë raport“, tha ai.
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin