Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, është deklaruar sot në kuadër të Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë kësaj mbledhje të komisionit, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka pyetur ministren për një mori çështjesh, ndër të tjerash edhe për disa trajnim që kishin të bënin me njërin nga zyrtarët e ministrisë.
E në deklarim e sipër, ministrja Hajdari tha se “ka marrë shumë shantazhe nga mediat”. Nuk dihet se për çfarë saktësisht fliste ministrja, pasi që nuk e sqaroi por ajo tha se këto “shantazhe”, kishin të bënin me trajnime e edukime.
“Po marr shantazhe nga mediat, jo trajnimi, jo edukimi e të tjera. Nuk janë nënshkruar marrëveshjet në hotelin e lartcekur, por ka qenë një tjetër. Ne kemi trashëguar një ministri ku nuk kemi vend për mbi 130 persona.”, tha ministrja Hajdari.
Mbledhja e Komisionit për Ekonomi është duke vazhduar ku po diskutohen për disa pika të rendit të ditës.
E pas përfundimit të fjalës nga ministrja Hajdari, nga deputetët e tjerë pati ankesa se deputeti Shala nuk ua dha fjalën e as mundësinë që të parashtrojnë pyetje gjatë gjithë mbledhjes.
E deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se Shala po tenton të denigrojë personalitetin e Sekretarit të Përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, i cili është staf civil.
“Ekziston procesverbali dhe incizimi. Pyetjet gjithnjë i kishit me tendenca, a keni shku a keni bë? Normal që ministria nuk ka vend për mbi 130 persona që vijnë të nënshkruajnë. Ka devijuar kjo mbledhje”, tha Kusari-Lila./EO
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë