Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kanë pasur një përplasje mes vete në lidhje me Raportin për Vendin për vitin 2021.
Numri dy i Qeverisë Kurti, tha se raporti i është dorëzuar Kosovës në tetor, dhe si i tillë ky raport nuk përmban vit kalendarik.
Bislimi tha se vitin e kaluar Kosova ka pasur dy palë zgjedhje, ku tha se raporti ka fjalë të mira për procesin zgjedhor.
“Metodologjia ka përfshirë dy gjysmë vjetor. Në këtë vit kemi pasur dy raunde zgjedhjes dhe raporti ka fjalët më të mira për procese zgjedhore. Pas formimit të institucioneve krahasohet me një legjitimitet demokratik. Sa i përket zbatimit të raportit të BE-së kemi themeluar strukturat koordinuese në procesin e integrimit. Në fushën e sundimit të ligjit është përmirësuar koncept dokumenti për procesin e vettingut. Kemi miratuar strategjinë për sundim të ligjit. Kemi miratuar kodin e ri të procedurës penale. Në fushën e luftimit të krimit janë realizuar 519 bastisje”, tha Bislimi.
“Sa i përket menaxhimit të pandemisë, Kosova ka shkallën më të lartë të vaksinimit. Ekonomia jomë është rritur me 10 për qind. Kemi miratuar projektligjin për Gjykatën Komerciale. Unë mendoj që integrimi është në vazhdimësi me liberalizimin e vizave. Dhe kemi pasur raportime në komision për integrim. Në secilin takim që kemi tema e liberalizimit është temë qendrore”, tha Bislimi.
Kurse shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se shef i GP të AAK-së, tha se në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër nuk e ka punësuar asnjë familjarë të tij.
“Organizimi i zgjedhjeve ka qenë mision i KQZ. Në çoftëse ma gjen veç një familjar që e kam punësuar jap çfarëdo përgjegjësie politike e morale. Nuk iu referova temave politike. E dimë kush po punëson”, tha ai./eo/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...