Më përplasje ka vazhduar edhe sot mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
E shkas për ditën e sotme ishte vendimi për ti anuluar dy vendvotimeve shkaku i 10 votave, raporton arbresh.info
Ishte anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Sami Kurteshi ai që ishte kundër këtij vendimi.
Sipas Kurteshit, 10 votat në fjalë nuk duhet të anulohen.
“ Unë jam kundër dënimit që thuhet votues të pa identifikueshëm. 10 vota mu anulua pse dikush qe sa dërgua kartën e identifikimit. Ne kemi fituar ashtu kështu. Ja pse i keni hup zgjedhjet. Sipas ligjit këta kane të drejt dhe ju jeni tu ja shkel të drejtën e ankesës”.
E diskutimi i ashpër i Kurteshit dhe konflikti në diskutim bëri që anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sami Hamiti të lëshoj këtë mbledhje.
E pas tij ajo që ka lëshuar mbledhjen dhe është larguar ishte, Valdete Daka, kryetare e KQZ-së.
“ Kur zotëri Sami Kurteshi fillon mu sjell normal dhe më kulturë e vazhdojmë mbledhjen”, kështu tha Daka gjatë lëshimit të mbledhjes./arbresh.info/
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para