Përplasje e ashpër mes Hajdarit e Tahirit në Kuvend

19:01 | 16 Nëntor 2023
E.H

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024.

Ndërkaq shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, në kundër-replikën e tij ndaj ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se një grup parlamentar u ngrit në këmbë për të të mbrojtur në mos formimin e Komisionit Hetimor, për të hetuar hajninë që është bërë.

“Ministre një grup parlamentar u çua në këmbë për të të mbrojtur për të mos themeluar Komisionin Hetimor për hajninë që keni bërë në rezervat shtetërore”, deklaroi Tahiri, derisa shtoi se për mungesën e vajit, sheqerit e të produkteve të tjera do të ndiqeni penalisht.

Ndërsa ministrja Hajdari në replikën kundrejt shefit të GP të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk gjen asnjë evidencë për ndonjë keqpërdorim të saj.

“Deputet duhet t’ju vijë turp për shpifjet që po I bën ndaj meje. Gjeje një evidencë nëse kam vjedhur diçka”, tha Hajdari në reagimin ndaj deputetit Tahiri.

“Ju që brengoseni për bizneset, ju keni vendosur ligjet për masat e përkohshme për produktet bazë në Gjykatën Kushtetuese, për orizin, vajin, për të gjitha”, deklaroi, mes tjerash, ministrja Hajdari, teksa shtoi se opozita po i ndal investimet./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme