Me përplasje pozitë-opozitë po përcillet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore.
Mazhoranca ka kritikuar PDK-në se ka dërguar pyetje në drejtim të Ministrisë së Industrisë për qasje në dokumentacion rreth kësaj çështje pa pasur një aprovim të komisionit.
Për këtë, kanë reaguar deputetë të PDK-së e LDK-së, sipas të cilëve pozita po ndërhynë në punët e ministrisë.
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku tha se pozita po mundohet të fshehë të vërtetën rreth dyshimeve për keqpërdorime.
“Nuk jam e interesuar të të dëgjoj duke na shitur moral, por duke bërë punë konkrete. Lini fjalët boshe. Mua po më shitni moral, po e mbroni hajninë. Pse po ju pengon që i kanë dërguar pyetje ministrisë. Ju po e luani avokatin e ministrisë. Nëse e doni të vërtetën, bëni pyetjet tuaja dhe ja dërgojmë ministrisë”, tha deputetja Bunjaku.
Ndaj saj po me tone të larta të zërit replikoi deputeti Driton Hyseni.
“A mundësh me e mbyll mikrofonin. Krejt ideja ishte të të tregojmë se e kemi gatishmërinë e plotë që ta dërgojmë deri në fund detyrën tonë”, tha deputeti Hyseni.
Kryetari i komisionit nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj tha se kërkesa e tyre për dokumentacion është e arsyeshme pasi flitet për dyshime rreth keqpërdorimeve me rezerva.
Paraprakisht Qalaj akuzoi deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi për ndërhyrje në punët e ministrisë së Industrisë. Ai tha se përmes një email-i, deputeti Thaçi i ka thënë ministrisë se nuk është e obliguar që të sjellë dokumentacionin e nevojshëm.
“Ne në takimin që kemi mbajtur të hënën e kaluar jemi dakorduar që të gjithë deputetët e grupeve parlamentare që e përfaqësojnë këtë komision të dorëzojnë kërkesat për sjellje të dokumentacionit deri ditën e martë. Përveç kërkesës që e kemi sjellë ne nga PDK, nuk kemi pasur ndonjë kërkesë tjetër. Mirëpo pastaj ministrisë i është dërguar një email nga deputeti Halil Thaçi. Në email thuhet se këto kërkesa nuk janë të komisionit por të deputetit Rashit Qalaj dhe se ministria nuk ka obligim të përgjigjet. Kjo është ndërhyrje në punët e ministrisë. E konsideroj si sinjal t’i thuhet ministrisë mos e lexo dokumentin”, shtoi ai.
Ndaj deputetit Qalaj replikoi ai i LVV-së, Halil Thaçi. “Vet e bëre pyetjen dhe vet përgjigjen kur thatë se i kemi marrë dy vendime të ndryshme në mbledhjen e fundit. Ne i kemi dërguar shkresë prokurorit nëse hetimi që po e bëjmë do ta pengon punën e tij. Në të njëjtën kohë keni kërkuar dokumentacion nga ministria. Është e papranueshme të procedojmë me kërkesa për dokumentacion pa pasur përgjigjen e prokurorit të shtetit. Andaj, ne, kemi kërkuar sqarim nga prokurori, i cili nuk ardhur ende”, theksoi ai.
Nga mazhoranca thanë se duhet të pritet vendimi i prokurorit e pastaj të kërkohet dokumentacion nga ministria./rtk
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...