Lidhur me deklaratën e djeshme të deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo për ushtrim opresioni nga kandidatët e majtë për deputet në qarkun e Gjirokastrës ndaj fëmijëve që morën pjesë në spektaklin e inaugurimit të Sheshit ‘Skënderbej’ ka reaguar sot edhe policia.
Në një deklaratë për mediat Drejtoria Vendore Policisë Gjirokastër ka bërë me dije se janë 4 prindër të fëmijëve që kanë qenë në Tiranë dy ditë më parë që kanë bërë kallëzim si dhe në të njëjtën kohë ka mohuar që kjo drejtori të ketë kontakt me kandidaten e majtë për deputete në këtë qark.
Deklarate
Lidhur me deklaratën e kandidatit për deputet Vangjel Tavo, publikuar në rrjetet sociale, se Policia e Gjirokastrës po ushtron presion për të bërë përgjegjës atë vetë, për largimin e grupit të fëmijëve të valleve të Dropullit në koncertin me rastin e inagurimit të sheshit “Skënderbej”, sqarojmë se:
Në datën 11.06.2017 në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër janë paraqitur për kallëzim 4 prej prindërve të fëmijëve të grupit të valleve të Dropullit dhe kanë deklaruar se ‘fëmijët kanë shkuar në Tiranë në datën 08.06.2017. Pas disa provave të zhvilluara nga fëmijët në sheshin “Skënderbej”, në datën 09.06.2017 shtetasi Andon Tuni (përgjegjësi) e ka kthyer grupin e fëmijëve në Gjirokastër’.
Në D.V.P Gjirokastër nuk janë thirrur fëmijë për të deklaruar, por theksojmë se në polici janë paraqitur për të bërë kallëzim 4 prindër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Në respekt të opinionit, sqarojmë gjithashtu se Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër nuk ka patur asnjë kontakt me kandidaten për deputete Artemisa Dralo, përmendur nga z.Tavo.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...