Përplasja Erdogan – Haradinajt kishte nisur më herët

07:40 | 2 Prill 2018
Arbresh.info

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë janë më të acaruara se kurrë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë fjalimit të tij tha se është i pikëlluar që në Kosovë u shkarkuan shefi i Inteligjencës dhe ministri i Punëve të Brendshme, pas depertimti te 6 gylenisteve.

Ai ka pyetur kryeministrin Haradinaj se nga kush po i merr këto urdhra duke e kërcënuar se do të japë llogari.

Por si u “shkatërruan” marrëdhëniet Haradinaj- Erdogan?

Pak kohë pasi ndodhi grusht-shteti në Turqi, Haradinaj deklaroi se Turqinë e konsideron vend aleat por duke shtuar se nuk e ka vëlla Erdoganin.

“Jo nuk e kam vëlla. Unë jam shqiptar, mund ta kem mik dhe partner, por vëlla jo”,- tha asokohe Haradinaj, deklaratë e cila me shumë siguri si ka pëlqyer Erdogan.

E dje Erdogan, përsëri ka folur për dëbimin e gjashtë gylenistëve nga Kosova në Turqi.
Ka falënderuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi derisa ka thënë se veprimet e Ramush Haradinajt ishin për turp.

Madje, shkarkimin e Shefit të AKI-së dhe Ministrit të Brendshëm, Erdogan e ka quajtur gabim historik.
“Operacioni i fundit në Kosovë (Operacioni i MIT-it në Kosovë kundrejt strukturës së FETO-s në Ballkan) nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit. Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them ‘Turp’. Sepse largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Sepse ato e bënë detyrën e tyre”, ka thënë Erdogan, cituar sipas raportonAnadolu Agency (AA).

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme