Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, janë përplasur rreth kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, Valdet Gjinovci.
Deputetja Haxhiu ka kërkuar shkarkimin e Gjinovcit, pas skandaleve që kanë përcjellë këtë agjenci së fundmi, sidomos lidhur me mishin e prishur të ardhur nga Belgjika
“Ne këtu flasim kot nëse në fund nuk vendosim për ta shkarkuar Valdet Gjinovcin, i cili që tetë vite është në krye të AUVK-së. Këtu është e papranueshme qasja për ta amnistuar atë person, sepse prokuroria do duhej të niste menjëherë hetimet në raport me shefin e AUVK-së, inspektoratin e tregut dhe doganave. Pra ne duhet t’i kërkojmë Haradinajt që ta shkarkojë atë”, tha Haxhiu.
Reagoi deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se është e habitshme si deputetja Haxhiu është deputete dy mandate e nuk merr vesh asgjë nga ligjet.
“Me një kompromis, që mendoj që ka qenë i gabueshëm, është vendosur nën zyrën e kryeministrit dhe për fat të keq Ministria e Bujqësisë as në mandatin tim as tash nuk ka pasur kompetenca ndaj AUVK-së dhe e vetmja formë e bashkëpunimit ka qenë e vullnetit. Tendenca që gjithçka zgjidhet me shkarkimin e një njeriu është tendencë politike, asgjë me shumë, është tendencë për të linçuar persona me shumë”, theksoi Krasniqi.
Por, deputetja Haxhiu reagoi përsëri, duke thënë se e merr seriozisht deputetin Krasniqi vetëm kur të përgjigjet nëse është pro shkarkimit të Gjinovcit.
“Pra, ky duhet të na tregojë a do të votojë për rekomandimin për shkarkimin e Gjinovcit dhe ky duhet të tregojë a do t’i kërkojë prokurorisë llogari dhe hetime në fakt në raport me përgjegjësit. Që tetë vite, edhe është i paprekshëm ai person, s’ka guxuar as Thaçi, sepse është njeri i tij, as Haradinaj, as Mustafa, pra vetëm atëherë kur votojmë ta shkarkojmë këtë person gjitha masat tjera i ndërmarrim si Kuvend”, u shpreh Haxhiu.
Në debat u përfshi edhe deputetja tjetër e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha se tashmë e ka kuptuar që ‘alfa dhe omega’ e VV-së është Hashim Thaçi.
“Sinqerisht, po them që sa vite jam në politikë po e shoh që alfa dhe omega e politikbërjes së VV-së është Hashim Thaçi dhe bota juaj sillet komplet rreth Hashim Thaçit. Nëse ke qenë e vëmendshme dhe e ke dëgjuar fjalimin tim unë s’e kam amnistuar askënd. Përkundrazi kam qenë goxha shumë kritike dhe i kam kërkuar edhe hetuesisë, edhe prokurorisë edhe gjyqësisë”, tha Musliu.
Edhe ndaj Musliut, u përgjigj deputetja Haxhiu duke pyetur kolegen e saj nëse ka një emër konkret se cili është përgjegjësi për këtë situatë të krijua
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...