Daut Haradinaj ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës u ka replikuar kryeministrit Kurti dhe deputetes Mimoza Kusari-Lila.
Haradinaj ka thënë se për patriotizëm u jep shkollë të gjithëve, si kundërpërgjigje për Kurtin i cili tha se e lëshuan flamurin e bajraktarit për Çakorrin sapo erdhën në pushtet.
Ai tutje i ka thënë Kurtit që të mos e fyej, duke i përmendë takimin me kryeministren serbe, Ana Brnabiq, raporton arbresh.info
Përveç Kurtit, Haradinaj i është kundëpërgjigjur edhe deputetes Mimoza Kusari, duke ia përmendur vallëzimin para Gadafit.
“Për patriotizëm personal, shkollë iu maj tanve. S’iu vallëzoj Gadafëve. Sen s’i kam dhanë , cka jam në gjendje me i dhanë këtij vendi. Z. kryeministër, mos më fyej se jam ma i zoti se tij 1000 herë. Munesh me iu zgërdhi Brnabiqit. Munesh me e pas edhe mashtrues brenda partisë që se kanë bërë asnjë lëvizje për kufijtë. Jam ushtar i Albin Kurtit në mborjtje të cdo milimetri të Kosovës. Pallavra dikush që ka vallëzu poshtë e naltë s’ka nevojë mem kallëzu”, ka potencuar Haradinaj./arbresh.info/
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...