Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ish ministri i drejtësisë Abelard Tahiri janë përplasur si dhe kanë hedhur akuza në drejtim të njëri tjetrit për lejimin e korrupsionit në dikasteret kur ishin përgjegjës dhe janë përgjegjës, shkruan arbresh.info.
Deputetit i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, iu drejtua Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, në lidhje me provimin e noterisë duke i thënë se Gjykata nuk mundet me anulua një provim të tillë.
“Ministre ti e ke kry punën tanë ju ke mundësua me pas monopol noterëve për qeta e ke anulua që ta ka pezullua Gjykata provimin e noterisë, e ky provim ka qenë i organizuam jashtëzakonisht shumë ti ski me pas qare të ardhmen pa i emru qeta noter sepse Gjykata nuk mundet me anulua ni proces të tillë dhe nuk mundesh me anulua një provim të tillë, ku ke mundësi me pas rrugë më të lirë krimi i organizuam e kjo është arsyeja se pse Bashkimi Evropian ti ka qitë frenat spo të lenë me ec përpara për vetting sepse s’keni kredibilitet. Pra për herë të parë vettingu nxirret si vërejtjeje në raportin e progresit, sepse ki staf njerëz të kriminalizum ki zëvendësministër ku vëllaun e ka të involvum në fajde e është zëvendësministër i drejtësisë. Ju jeni komprometuam ju as nuk mundeni me ba vetting e as me procedua me politik të luftimit të krimit dhe korrupsion”, tha Haxhiu.
E ndërkaq Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në lidhje me akuzat e tij ndaj zëvendësministrit Blerim Sallahi, vin si shkak i pengimit të parregullsive në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
“Unë e di ku e ki ti sa i përket zëvendësministrit të drejtësisë, Blerim Sallahu grupet kriminale që i ke pas brenda shërbimit korrektues ti ka ndal, ti ka prish prish Abelard Tahiri, këtu e ki hallin ti, këtu është sikleti yt prandaj ti merresh me emër të përveçëm të zëvendës ministrit Blerim Sallahut që unë vetë jam e kënaqur me punën e mirë që e ka bërë në Shërbimin Korrektues sepse ti si Ministër ke leju grupe kriminale në kuadër të Shërbimit Korrektues, prandaj jo më z. Tahiri “, tha Haxhiu./arbresh.info/
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...