Google ADS

Përplasen për mikrofon Konjufca e Musliu

16:13 | 21 Shtator 2023
E.G

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ganimete Musliu gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës ka protestuar lidhur me mosfunksionimin e mikrofonit dhe kartelës, deri në momentin e përmendjes së emrit të saj nga ana e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

Sipas saj, kjo është bërë qëllimshëm teksa ka kërkuar trajtim të barabartë si deputete e Kuvendit, shkruan Arbresh.info.

“Po më vjen mirë që është dashur të protestoj që të më ndreqet mikrofoni dhe kartela tash në momentin kur ju e përmendët emrin tim, teknika ime u aktivizua. Deri më tani, unë e pata të pamundur që ta kërkoj fjalën në këtë Kuvend dhe kjo është bërë qëllimshëm, prandaj, unë kërkoj trajtim të barabartë në këtë sallë si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe për këtë arsye unë sot protestoj dhe nuk dua të vazhdoj diskutimin”, ka thënë Musliu teksa ka “përplasur” mirkofonin.

Lidhur me këtë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se gjithmonë ia përmend emrin deputetes Musliu.

“Sa herë ta kam dhënë fjalën, kam thënë Ganimete Musliu, s’po besoj që ka qenë diçka me qëllim”, tha ai.

Konjufca kërkoi nga regjia t’i jepej fjala përsëri Musliut, dhe e njëjta u shpreh se tani pajisja funskionin pasi që sipas saj, dirigjohet nga Konjufca.

“Është e padrejtë dhe e papranueshme”, u shpreh Musliu.

Pas kësaj, Konjufca ia ktheu me shaka deputetes së PDK-së, duke thënë se” pranon t’i nënshtrohet “gjyqit të Ganës”.

Tutje ai premtoi të rregullohet ky problem teknik./Arbresh.info

Të ngjashme