Deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, dhe kryesuesi i seancës së sotme, Xhavit Haliti, janë përplasur verbalisht sot në sallën e Kuvendit.
Përplasja filloi kur Kurteshi mori fjalën por filloi të fliste për mungesën e deputetëve në seanca. Haliti vlerësoi që deputeti po fliste jashtë temës së rendit të ditës dhe urdhëroi që t’i ndalet fjala.
Kurteshi dhe Haliti vazhduan diskutimin e ashpër edhe pa mikrofona, ndërsa në një moment, Haliti i drejtohet Kurteshit me fjalët ‘A don me të qit jashtë’?
Rreth mungesës së deputetëve në seancë më herët foli pikërisht Haliti, i cili madje tha që nëse deputetët nuk do të jenë pasdite për votim në Kuvend, ai do të urdhërojë administratën që deputetëve që mungojnë t’u hiqen mëditjet.
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...