Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, janë përplasur sot në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Hoxhaj shprehu habinë për qëndrimin e Kusari-Lilës në raport me marrëveshjet e nënshkruara në raport me Serbinë, pasi që kjo e fundit kishte qenë në një kohë bashkë në qeveri me PDK-në kur qenë nënshkruar ato marrëveshje.
“Mimoza ka qenë me mu në qeveri kur janë nënshkru një pjesë e marrëveshjeve”, ka thënë Hoxhaj në foltoren e Kuvendit.
“Të paktën kjo nuk duhet të thotë që kemi probleme ke këto marrëveshje. Unë nuk i iki asaj që e ka nënshkruar PDK-ja dhe për çfarë qëndron PDK-ja, ndërsa të paktën personalisht nuk do të duhej të distancohesh për një gjë të tillë”.
Kusari – Lila tha se ajo as nuk është përgjegjëse e as nuk i ka negociuar marrëveshjet lidhur me Serbinë gjatë kohës sa ishte në një qeveri të përbashkët me PDK-në.
“Prej vitit 2013 deri në vitin 2022 janë nëntë vjet zoti Hoxhaj. Prej vitit 2013 unë nuk jam në qeveri dhe për 9 vjet me radhë e kam pasur mundësinë mjaftueshëm që t’i tregoj qëndrimet e mia”, u përgjigj Kusari-Lila.
“E se sa kanë qenë të vlefshme ato marrëveshje në kohën kur unë ti kemi qenë bashkë në qeveri, e ka tregu pastaj viti 2015 kur keni shku në qeveri me LDK-në dhe shumicën prej atyne marrëveshjeve i keni marrë, i keni detaju, i keni shtu elemente shtesë për arsye që kanë qenë të pazbatueshme në formatin që janë nënshkru atëherë. E çka me mbrojtë unë, kë me e mbrojt?”
“Me mbrojt diçka që nuk funksionon, që vetë ju dy palët keni konkludu se nuk funksionon, merri të gjitha marrëveshjet e 2013-ës, e kanë vazhdimin e 2015-ës, dilm e mbroji ato nëse mendon që ke bo punë të mirë por mos e gjuj fajin diku tjetër”.
Hoxhaj u përgjigj edhe njëherë duke thënë që Kusari-Lila ka folur sërish pa kuptim.
“Nuk di se çka me ba me fjalitë e Mimozës, prej kësaj po kërkoj vizion se i keni 59 deputetë”.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...