Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, i ka folur me gjuhë të ashpër gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror Zgjedhor, përfaqësuesit të PDK-së, Arianit Elshani.
Derisa Kurteshi kërkonte sqarime për një pikë të rendit të ditës, ishte Elshani ai i cili donte që t’i jepte sqarime lidhur me atë çështje.
Por, Kurteshi e ndërpreu atë duke i thënë se ai nuk mund të sqarojë, për shkak që siç tha ai, Elshani nuk ka as përvojë e as fjalorë më të gjerë se ai.
“Pse po e sqaron ti kur unë jam duke e diskutuar një çështje. Ma mirë sun e sqaron. Mua po më intereson z.Ahmetaj se po përzihet lista e votuesve. A është bre e mundur mos me ndërhy. Sun i shkurton se në të vërtetë nëse ndërhynë nuk e sqaron. Nëse e njeh aspektin teknik shumë më mirë se unë. Çështja e tretë është nëse ke fjalor shumë më të pasur me nja 20 mijë fjalë, e unë i përdori nja 3 mijë. Ma bre, ma bre se nuk e ki as përvojën. Ma allahile, le këtë punë. Kur i ki krejt gabim unë nuk të ndërprerj sepse është mendimi yt”, ka thënë Kurteshi./arbresh.info/
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...