Kryetari i PDK-së ka nisur fushatën për ta ndryshuar imazhin e tij dhe të partisë që ai tash ka në drejtim. Njohësit e politikës thonë se pa pastrimin e PDK-së nga emrat e denigruar nuk mund të ndryshohet lehtësisht kjo parti.
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, është duke provuar që ta risjellë një imazh ndryshe në parti. Ai ka nisur “fushatën” më një stil tjetër, “më afër me qytetarin”, me përpjekjen që ta krijojë një përshtypje ndryshe përpara opinionit publik. Veseli po provon me forma të ndryshme ta përcjellë këtë tendencë, më e fundit ishte Konventa e PDK-së, kur në rresht të parë kishe ulur kryesisht gjeneratën e re të PDK-së. Atyre që dikur ishin me pushtet brenda partisë ulëset ua kishin caktuar prapa.
Analistët politikë thonë se kjo skenë, e orkestruar nga Veseli, rrit efektin kur nga partia largon emrat me të kaluar kriminale. Njohësi i çështjeve politike, Astrit Gashi, vlerëson se Kadri Veseli ende nuk ka arritur ta freskojë PDK-në me fytyra të reja, siç kishte bërë paraardhësi i tij, Hashim Thaçi.
“Kadri Veseli ende nuk ka arritur ta freskojë PDK-në me fytyra të reja, në atë masë sa e kishe bërë Thaçi. Ato fytyrat e reja në rreshtin e parë shumica e skajshme kanë qenë prurje të ish- kryetarit”, ka thënë Gashi./Zeri/
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë