Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim Christopher Hyland, njeriun e afërt të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.
Në takim morën pjesë edhe dy fëmijët e presidentit historik, Ibrahim Rugovës.
“Patëm nderin të mirëpresim në Prishtinë Christopher Hyland, ish-zëvendësdrejtorin politik kombëtar të fushatës së parë elektorale të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, mikun e përjetshëm të vendit tonë.
Biseduam për potencialin e madh që Kryeqyteti ynë ka për zhvillim dhe vizionin për të ardhmen e Prishtinës.
Jemi përjetë mirënjohës për përkushtimin dhe përpjekjet e Hyland për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë dhe e siguruam se Prishtina do t’jetë gjithnjë e hapur për të!”, ka shkruar Rama. /arbresh.info/
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës