Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, lidhur me projektin Solar4Kosovo, për të cilën ministri Murati e “akuzoi” mbrëmë Ramën se po i merr meritat për punën e të tjerëve.
Rama përmes një postimi në Facebook ka thënë se, “Tash e sa kohë, puna ime po u pengon ministrave të caktuar të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilët në vend se të ndihmojnë në zhvillimin e Kryeqytetit, bllokojnë projektet e sulmojnë me gjuhën më të ulët”.
Postimi i plotë i Ramës:
Projekti Solar4Kosovo duhet të na bëjë bashkë, e jo të na ndajë.
Për të parën, unë po punoj për çdo ditë – për të dytën, Ministri i Financave.
Tash e sa kohë, puna ime po u pengon ministrave të caktuar të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilët në vend se të ndihmojnë në zhvillimin e Kryeqytetit, bllokojnë projektet e sulmojnë me gjuhën më të ulët.
Një prej këtyre sulmeve ndodhi edhe dje, kur Kryeqyteti nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Obiliqit, për realizimin e projektit të Ngrohjes Diellore “Solar4Kosovo”. Me anë të kësaj marrëveshjeje ne si Kryeqytet kemi marrë përgjegjësinë që të kryejmë obligimet financiare që do të dalin nga procesi i shpronësimit të pronave të cekura në marrëveshje, sepse pa këtë shpronësim nga ana e Kryeqytetit nuk bëhet projekti.
Për këtë marrëveshje, Kryeqyteti dhe Komuna e Obiliqit, kanë punuar 18 muaj në mënyrë intenzive, dhe në këtë proces kemi bashkëpunuar me Ministrinë e Mjedisit, për ta rregulluar jetën e qytetarëve.
Ngjashëm, edhe sulmet rreth organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, nuk kanë të ndalur, me tentime për neutralizimin e rolit që ka Kryeqyteti si nikoqir në organizimin e kësaj ngjarje historike. Sipas marrëveshjes, Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare i beson qytetit të Prishtinës dhe Komitetit Olimpik, organizimin e lojërave mesdhetare në Kryeqytet.
Kjo gjuhë e përdorur nga ministra të caktuar të Qeverisë përveç se e dëmton organizimin e këtyre Lojërave, e prish edhe imazhin e Kosovës.
Më tutje, këta ministra: i mbajtën afër 30 milionë Euro buxhet të Kryeqytetit në mënyrë të padrejtë deri në muajin korrik 2023; nuk e përfshinë Kryeqytetin në përzgjedhje të projekteve të mëdha infrastrukturore siç është Salla e Operas dhe Baletit; vazhdojnë të bllokojnë projektin e Unazës së Kryeqytetit; dhe vazhdimisht refuzojnë kërkesat për bashkëpunim.
Prandaj, si Kryetar i Kryeqytetit do të vazhdoj punën me përkushtim për transformimin e Kryeqytetit në frymë bashkëpunuese dhe ju bëj thirrje ministrave përkatës të ndryshojnë qasjen në raport me Prishtinën dhe të angazhohen për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim./Arbresh.info/
Më poshtë gjeni marrëveshjet të cilat do të miratohen në Kuvend:
Marrëveshje ndërkombëtare – Contract between the ICMG and The host city of the XXI Mediterranean Games ->
https://prishtinaonline.com/uploads/hcc_prishtina_2030_eng.pdf
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit