I pari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë publike punën e tij për gjashtë muaj qeverisje me kryeqytetin.
Rama, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në raportin e punës janar-korrik 2022 përfshihen shumë projekte në sektor të ndryshëm.
Raporti ndahet në dy pjesë: në të parën, të ndara sipas sektorëve përkatës, prezantohen arritjet kryesore të këtij gjashtëmujori në nivelin e Institucionit të Kryeqytetit, kurse të dytën paraqiten projektet dhe planet e mëtejme sipas drejtorive përkatëse.
“Ndër projektet e mëdha infrastrukturore, kemi përcjellë gjithë materialin ofertues për ndërtimin e Rrugës ‘A’. Mes shumë rrugëve të ndërtuara e në ndërtim, përfunduam për 40 ditë edhe rrugën ‘Muharrem Fejza’. Nënshkruam kredi të butë BERZh-in për projektin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike, kurse me MMPHI lidhëm marrëveshjen për realizimin e projektit “Unaza e Mesme e Prishtinës”. Me Bankën Botërore dhe SuperWien kemi nisë diskutimet për zgjatimin e shëtitores ‘Nënë Tereza’”, ka shkruar Rama.
Kryetari i Prishtinës si të arritur tjetër ka përmendur edhe lirimin e shumë nga hapësirat, rrugët, trotuaret e sheshet publikej nga uzurpimi i paligjshëm.
Tutje Rama ka përmendur edhe problemin me qentë endacakë në kryeqytet ku ka bërë të ditur se tashmë kanë krijuar task forcën për trajtimin e tyre, kanë nënshkruar kontratën për ndërtimin e strehimores, është ndarë lokacionin për parkun e kafshëve dhe rritur buxhetin për trajtimin e këtij problemi emergjent.
Ai gjithashtu ka theksuar se deri tani janë publikuar 177 projekte.
“Prej tyre 87 projekte të kontrakturara, 51 në procedurë, 16 në proces të vlerësimit dhe 15 të anuluara dhe të përsëritura”, ka shkruar Rama./arbresh.info/
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...
Lela: Gresa protagoniste, u përplas me të gjithë banorët (VI...
Hamza për Thaçin dhe Veselin: Mungesa e tyre ka qenë një god...