Google ADS

Përparim Rama publikon pamjet se si do të duket Rruga A

20:15 | 29 Prill 2022
L G

Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave ka përcjellur materialin ofertues për projektin: Ndërtimi i “Rrugës A” ( kolektori dhe rruga).

Në kuadër të këtij projekti përfshihet rruga me të gjitha instalimet nëntokësore. Rruga do të jetë me tri korsi në një drejtim.

Për autobus do të ketë korsi të veçantë ndërsa dy korsitë tjera do të shfrytëzohen për vetura.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinas, Përparim Rama.

“Rruga do të ketë shtegun e biçiklistave dhe trotuarin afër saj. Po ashtu do të ketë tre shtigje të hapësirave gjelbëruese. Rr. “A”, do të ndihmojë dukshëm në shkarkimin e trafikut të Prishtinës së Re, në të cilën ndërtimi i segmentit të LOT I do të kushtojë rreth 8 milionë euro. LOT I, do të përfshijë segmentin nga “Veterniku” deri të vazhdimi i “Rrugës B”, ka shkruar Rama./arbresh.info/

Të ngjashme