Përparim Rama publikon pamje, gati në përfundim dekorimet për festat e fundvitit

21:33 | 24 Nëntor 2023
KRG

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar pamje nga sheshi “Xhorxh Bush”.

Ai ka thënë se tashmë janë në përfundim dekorimet për festat e fundvitit.

“Të gjithë bashkë do të kalojmë momente të mrekullueshme nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe këngëve ikonike të këngëtarëve tanë të cilët do të performojnë çdo natë në koncert”, ka shkruar ai.

 

Postimi i plotë:

A jeni gati për super atmosferë në kryeqytet?

Gati janë në përfundim dekorimet dhe shtëpizat në sheshin “Xhorxh Bush”, të cilat do t’i japin Prishtinës tonë ngjyra e gjallëri gjatë festave.

Të gjithë bashkë do të kalojmë momente të mrekullueshme nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe këngëve ikonike të këngëtarëve tanë të cilët do të performojnë çdo natë në koncert.

Të ngjashme