Google ADS

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

23:42 | 8 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar ish-kandidatin e VV-së, Arben Vitia, që t’i bashkohet ekipit të tij.

Rama ka marrë të martën zyrtarisht postin e kryetarit, por ende nuk ka konfirmuar drejtorët.

Ai në T7 ka thënë se do të ndërtojë një ekip profesionistësh dhe jo ekip politik. Ai ka thënë se ka 7 ditë që ka thirrur Vitinë në takim. Ai ka thënë se oferta e tij është e sinqertë.

“100% e sinqertë. E kam thënë edhe gjatë kampanjës. E thashë edhe dje. Ideja është që të krijojmë nj ekip profesioniste me njerëz profesional që mund të dërgojnë çështjet përpara. Kjo është ekip profesionale jo politike. Punët që na presin duhet të jenë të shtyra nga njerëz profesionistë”, ka thënë Rama

“I kam kërkuar që të takohemi dhe të bëjmë bisedë por nuk kam marrë përgjigje. Para 7 ditëve. I kam kërkuar takim që të bisedoj se a ka ekip që mund të kryejnë punën në aspektin profesional dhe menaxherial. Duke marrë parasysh edhe zotin Vitia që të drejtojë drejtoratin e Shëndetësisë”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme