Koordinatori i Pikës Kufitare në Jarinjë, Milan Ilic është përndjekur të shtunën që shkoi nga një veturë Golf me targa të Tetovës.
Ilic e ka paraqitur rastin në Byron Kosovare të Sigurimeve duke treguar se rasti ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 20:00 të mbrëmjes.
Ilic ka treguar për arbresh.info se dyshon që në këtë përndjekje që i është bërë ka gisht edhe Policia e Kosovës.
Sipas tij, para se të përndiqej, ka parë dy policë kosovarë (emra të njohur për redaksinë) duke bashkëbiseduar me personat që ndodheshin në veturën Golf me targa të Tetovës.
Ata madje, kishin shkëmbyer edhe cigare para se të nisnin përndjekjen e koordinatorit Ilic deri në Zveçan.
“Golfi me targa të Tetovës na ka pritur dy orë derisa jam nisur. Golfi ka ardhur gjatë gjithë kohës pas meje mirëpo për pak kam shpëtuar pa më plaçkitur”, është shprehur Ilir.
Sipas tij, qëllimi i përndjekjes ka qenë grabitja e pazarit ditor të Policave të Sigurimit të cilin ai e kishte me vete.
I pyetur se a e ka lajmëruar rastin në Polici, ai ka thënë se nuk e ka bërë këtë sepse nuk ka besim tek Policia.
Ilic e ka lajmëruar rastin në Byron Kosovare të Sigurimeve e cila pritet që ta lajmëroj Policinë për gjithçka që ka ndodhur./arbresh.info/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...