Është përmisuar gjendja e 23 vjeçares që u lëndua nga rrëzimi i çatisë së Komunës së Prishtinës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, mjeku Shaqir Uka, ku bërë të ditur se gjendja e saj është stabile dhe se është liruar nga aparaturat e frymëmarrjes.
“Mundem me ju konfirmu se gjendja e pacientes është relativisht stabile, është liruar nga aparaturat mjekësore të frymëdhënies. Pacientja po vazhdon trajtimin në Mjekimin Intensiv dhe do të vazhdojë të qëndrojë ku ka nevojë për monitorohet”, ka thënë Uka.
Ndryshe, 23-vjeçarja raportohet se është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani.
Rasti kishte ndodhur më 18 janar. 23-vjecarja , fillimisht u trajtua në Qendrën Emergjente në QKUK, pastaj u dërgua në Mjekimin Intensiv për të vazhduar trajtimin.
Lidhur me këtë Prokuroria e Shtetit ka ndaluar dy persona në lidhje me rënien e çatisë në Komunën e Prishtinës./Arbresh.info
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...