Google ADS

Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë

10:54 | 6 Prill 2018
Arbresh.info

Ndotja e ajrit në Kosovë vazhdon të jetë sfidë. Madje këtë vit, në bazë të matjeve që janë bërë cilësia ajrit ka tejkaluara vlerat e lejuara të grimcave në ajër, gjendje kjo që u bë mjaft alarmante dhe mobilizoi Ministrinë e Planifikimit Hapësinor bashkë me Komunën e Prishtinës, të marrin masa.

Mirëpo, këto ditë kur temperaturat janë ngritur, edhe cilësia e ajrit ka nisur të përmirësohet.

Shkumbin Shala, specialist i ajrit në Institutin Hiderometerologjik për Indeksonline ka bërë të ditur se cilësia e ajrit këto ditë është më e mirë për shkak të kushteve klimatike më të mira.

“Kushtet e pafavorshme meteorologjike në periudhën e dimrit bënë që cilësia të jetë mbi standardët e lejuara, pra të grimcave Pmm 10 dhe 2.5-isht. Kjo për shkak të transportit, industrisë, kushtet klimatike të ajrit etj. Në këtë periudhë, këta parametra janë më të favorshëm në kuptim të cilësisë së ajrit. Tash kemi reduktime të djegieve, më pak shpenzime të energjisë elektrike, kemi lagështi me të vogël të ajrit, ndërsa kemi rrymime më të larta të ajrit. Të gjitha këto parametra bënë që cilësia e ajrit të jetë më e mirë”, ka thënë Shala.

Ai ka treguar se në bazë të matjeve të fundit ka pak ndotje, mirëpo është në vlerat e lejueshme. Pra, nuk ka tejkalime mbi standardin e lejuar.

“Kjo e dëshmon edhe me matjet që i bëjmë në mënyrë të vazhdueshme. Në këtë periudhë nuk kemi tejkalim të parametrave më problematik të sezonës së dimrit. Vlera e grimcave në ajër që është shënuar nga matjet, është 32.3 të pmm10 që është nën vlerat e lejuara sepse standardi është 50, dhe të grimcat 2.5 vlerat janë 11.4. Cilësia është e kënaqshme, është një ndotje por është në vlerat e lejueshme. Duke u bazuar në vitet e kaluara, nga muaji prilli deri në gjysmën e tetorit nuk kemi tejkalim të vlerave të lejuara”, ka theksuar Shala për Indeksonline.

Se gjendja e ajrit është sfidë për institucionet e ka thënë edhe vet Ministrja e MPH-së, Albena Reshitaj.

Ajo ka thënë se edhe disa komuna të tjera përballën me këtë problem.

“Në gjithë regjionin e Kosovës, problemet më të mëdha me ndotjen e ajrit i hasim në Komunën e Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës e deri diku edhe rrethet e Komunës së Vushtrrisë dhe Mitrovicës”, ka thënë ministrja Reshitaj.

Ndërsa, gjendja aktuale e cilësisë së ajrit në bazë të matjeve të Ambasadës Amerikanë në Prishtinë është 25 pmm, apo ndryshe siç e kanë vlerësuar mirë.

Ndryshe, disa ditë më parë është marr vendim që thëngjilli më të mos përdoret nëpër shkollat e kryeqytetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme