Përmes videos së Kadri Veselit, Krasniqi e Stavileci ironizojnë me negociatat e LDK-së e VV-së

19:37 | 10 Janar 2020
A. B.

Memli Krasniqi dhe Blerand Stavileci përmes rrjeteve sociale janë tallur me takimet dhe negociatat e dështuara të LDK-së dhe LVV-së.

Ata po shpërndajnë një video të kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli, të cilën e kishte xhiruar gjatë fushatës zgjedhore, ku shihet me futbollistët e Kosovës duke qeshur e përmes kësaj videoje aktivistët  po ironizojnë me përpjekjet e Vetëvendosjes dhe LDK-së për të arritur marrëveshje për koalicion të përbashkët qeverisës.

Memli Krasniqi e ka publikuar këtë video në llogarinë e tij në Instagram, ku ka shkruajtur:

“Thojshin: E bajm Qeverine per 72 ore”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme