Një prej posteve për të cilin pritet të dakordohen Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës para nënshkrimit të koalicionit për bashkëqeverisje është edhe ai i presidentit të Republikës së Kosovës.
E në opinion publik është përfolur Murat Jashari, nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari, si emër potencial i cili do të ulej në karrigen e presidentit pasi t’i ketë përfunduar Hashim Thaçit mandati.
Megjithatë, vetë Jashari thotë se s’ka asgjë sa i përket kësaj çështjeje dhe ka treguar se nuk është kontaktuar nga askush.
“Realisht nuk ka asgjë në këtë punë dhe nuk e di se kush qëndron mbrapa kësaj pune. Nuk e di se çfarë po ndodh në këtë vend dhe konsideroj se median e konsideroj si mision fisnik, mirëpo po m’doket edhe besnikërinë e këtij misioni jemi duke e lënduar kapak. Ka një kohë që jam tërhek dhe nuk po prononcohem për media dhe jam tërhek nga të gjitha postet publike që kanë të bëjnë me profesionin tem dhe nuk e kam parë të arsyeshme të deklarohem”, ka thënë Jashari për Bota Sot.
Murat Jashari ka shpjeguar se deri më tani nuk e ka kontaktuar askush për çështjen e presidentit dhe se nuk ka asgjë nga ajo punë dhe është deklaruar se nuk është për atë pozitë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...