Përmbytjet në Shqipëri, Pacolli: Më dhemb zemra duke parë këto pamje

19:26 | 2 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, pas përmbytjeve që kanë ndodhur në Shqipëri ka thënë se shpreh mbështetjen e plotë për banorët e prekur nga vërshimet, përcjell arbresh.info.

Ai ka thënë se i dhemb zemra zemra kur sheh pamjet në zonat e prekura nga përmbytjet.

Postimi i plotë:

“Më dhemb zemra duke parë këto pamje nga Shqipëria. Unë lutem për popullin shqiptar dhe shpreh mbështetjen time të plotë për vëllezërit dhe motrat tona. Zoti qoftë me Ju!”, ka shkruar Pacolli në facebook./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme