Nën udhëheqjen e zëvendësministrit të Financave Agim Krasniqi, të premten u mbajt takimi i rregullt i grupit ndërinstitucional për monitorimin dhe implementimin e marrëveshjes Stand-By me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Ky grup, përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Financave dhe agjencive nën ombrellën e saj, përfshin edhe përfaqësuesit e Bankës Qendrore, Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Gjatë takimit, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e FMN-së, u raportua mbi arritjen e caqeve fiskale dhe përmbushjen e reformave strukturore brenda periudhës janar- mars 2017.
Në takim u konkludua se të gjitha kriteret e përcaktuara për periudhën në fjalë janë përmbushur me sukses, përfshirë këtu mbarëvajtjen e nivelit të ulët të deficitit buxhetor dhe disponueshmërinë e rezervave të mjaftueshme fiskale që garantojnë stabilitet ekonomik.
Për më shumë, gjatë takimit u tha se Kosova është afër përmbylljes me sukses të programit brenda këtij viti.
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri