Për kohë të gjatë Ministria e Arsimit e Kosovës dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit nuk po arrinin të gjenin gjuhë të përbashkët për bashkëpunim mes vete.
Por, me ardhjen e ministres së re në krye të MASHT-it, Hykmete Bajramit, nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, ka treguar se janë optimist për punën që do ta bëjë ajo.
“Me ish-ministrin e kaluar nuk ka ekzistuar një bashkëpunim në mënyrë që të arrihen rezultate të larta, ndërsa sa i përket ministres së re tani morëm premtime edhe nga ana e saj që do të bashkëpunojmë ngushtë, ngase edhe qëllimi ynë edhe i ministrisë është që të kemi një sistem arsimor sa më të ngritur”, tha ajo.
Për arbresh.info Shala gjithashtu tregoi disa nga pikat kryesore për të cilat kanë biseduar me ministren Bajrami.
Ajo thotë se u zotuan për bashkëpunim të ngushtë mes MASHT-it dhe SBASHK-ut.
Ndrësa Shala ka përmendur edhe disa nga pikët që sipas saj do duhej të jenë primare në këtë mandat.
Ajo ka komentuar edhe Ligjin për paga duke thënë se kanë besim se nuk është ligj që bie ndesh me kushtetutshmërinë, në amendamentet e të cilit thotë se ka vend për përmirësim.
“Presim vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, ku ne shumë besojmë se ky ligj nuk bie ndesh me kushtetutshmërinë. Ka qenë kërkesë e jona që të amandamentohet Ligji për paga në veçanti për nxënësit e ciklit fillorë nga klasa e parë deri në klasën e pestë se mendojmë se aty është bërë një lëshim dhe ka mundësi të përmirësohet një amendament”, tha Shala.
Veç problematikave tjera të cilat i kanë ngritur në arsim, SBAShK-u kishin reaguar edhe për reformën në arsim në Komunën e Kamenicës, e ideuar nga kryetari, Qëndron Kastrati.
Por nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala tha se kjo nuk ishte pjesë e diskutimit gjatë takimit me ministren Bajrami. Ajo sqaron se është bërë një lloj zgjidhje me këtë reformë të cilën ata e quajnë problematike.
“Çështjen për reformën në Kamenicë nuk e kemi biseduar, mirëpo atje është bërë zgjedhja e një problematike të tillë ngase atje është bërë një kontratë kolektive, sektoriale ku qëllimi ynë është t’i mbrojmë mësimdhënësit, ngase në atë kontratë kolektive sektoriale të Komunës së Kamenicës, mësimdhënësit të cilëve nuk u gjendet vendi i punës atëherë kanë një pagesë prej 75% të pagës”, tha Shala.
Kujtojmë se Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, në ditën e dytë të punës, ka vizituar selinë e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/486351245380397/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...